<!--:al-->Blater, i vjedhin adresën e “Twitter”-it<!--:-->

<!--:al-->Blater, i vjedhin adresën e “Twitter”-it<!--:-->

Adresa e “Twitter”-it e Sep Blater-it është vjedhur nga disa piratë të informatikës, të cilët janë tallur me presidentin e FIFA-s, duke lëshuar mesazhe për dorëheqjen e tij dhe përfshirjen në çështje korrupsioni.

FIFA u detyrua të lëshonte një deklaratë rreth kësaj çështje, duke konfirmuar se Blater ishte bërë viktimë e piraterisë.

“Disa adresa të FIFA-s, përfshirë “@SeppBlatter” dhe “@fifaworldcup” janë vjedhur. Nëse keni dyshime apo kërkesa, ju lutem verifikoni çdo informacion nëpërmjet zyrave të FIFA-s”, – shkruhet në këtë njoftim.

Mesazhet e rreme në adresën e Blater-it përfshinin edhe përsëritjen e një mesazhi që vinte nga adresa tjetër e vjedhur, ajo e Kupës së Botës në të cilën shkruhej: “U vendos se Sep Blater do të japë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

“Cicërimat” e tjera talleshin me vetë numrin 1 të FIFA-s dhe akuzat e vazhdueshme për korrupsion ndaj tij.

“E çfarë pastaj se kam marrë para nga princi i Katarit? Unë jam ai që fiton bukën e gojës në familjen time”. Shkëlqesia e tij, Emiri i Katarit, ka qenë figura më bujare që kam njohur. Nuk pendohem për vendimin tim. Unë kam bërë më të mirën për FIFA-n, për 15 vjet kam punuar si i çmendur për këtë organizatë”, – shkruhej në mesazhet e rreme.

Përgjegjësinë për vjedhjen e adresës së “Twitter”-it të Blater dhe Kupës së Botës e ka marrë përsipër një grup që quhet Ushtria Elektronike Siriane, e cila mbështet liderin e këtij vendi, Bashar Al Asaad. Ata postuan mesazhe me sloganet e tyre në adresat e vjedhura.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *