Belgjikë – Tunizi, thyen rekordin e këtij botërori

Belgjikë – Tunizi, thyen rekordin e këtij botërori

Sfida Belgjikë – Tunizi na ka dhuruar më shumë gola, emocione, por edhe një rekord të ri në Kupën e Botës.

Belgjika ka fituar duelin ndaj Tunizisë me rezultatin e thellë 5-2.

Deri më tani, ndeshja Belgjikë – Tunizi na ka dhuruar më së shumti gola në kampionatin botëror, plotë (7), duke kaluar kështu ndeshjen Spanjë – Portugali (6).

Belgjika me këtë fitore ka siguruar edhe zyrtarisht kalimin tutje në 16 skuadrat më të mira të kompeticionit, kurse Tunizia mund të eliminohet nga kampionati botëror nëse Anglia fiton nesër kundër Panamas.

Belgjika në krye me Romelo Lukakun që ka shënuar katër gola deri më tani, cilësohet si favorite për të triumfuar në këtë garë.