“Askush nuk do të krahasohet me mua”, çudit Ronaldo

“Askush nuk do të krahasohet me mua”, çudit Ronaldo

“Në fillim ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë. Shokët më shikonin dhe thoshin: ‘Çfarë po flet’?”. Janë këto fjalët e portugezit Cristiano Ronaldo në një reklamë të regjistruar për firmën “Nike”.

“Nuk shoh shumë njerëz me talentin, përkushtimin dhe punën time. Askush nuk do të krahasohet me mua, askush nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Ju do të jeni ju dhe unë do të jem unë”.

Edhe pse ky tekst mund të duket paksa i tepruar e mund t’i çudisë fansat e tij, vlen të theksohet se për momentin, në të vërtetë askush nuk mund të krahasohet me Ronaldon. Ai ishte futbollisti më i paguar për vitin që lamë pas dhe vijon të jetë më i suksesshmi në fushën e blertë.