Andi Lila rikthehet tek goli

Futbollisti i kombëtares Shiptare, Andi Lila rikthehet si protagonist kryesor në kampionatin Helen, ku aktivizohet me skuadrën e Pas Giannina.

Futbollisti i Kombëtares Kuqezi ka qenë sot autor i golit të parë për skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Panaitolikos, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit grek.

Lila ka realizuar një supergol teksa topin e krosuar nga goditja e këndit e ka dërguar në rrjetë pas një gjuajtje djagonale me kokë nga një distancë e konsiderueshme, ndonëse brenda zonës së rreptësisë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *