A do të largohet nga Shqipëria për një ofertë më të mirë? Ja si përgjigjet Panuçi

A do të largohet nga Shqipëria për një ofertë më të mirë? Ja si përgjigjet Panuçi

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Krstiano Panuçi, ka folur për të ardhmen e tij tek kuq e zinjtë si dhe për objektivat.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, nëse do ta braktiste Shqipërinë për ndonjë ofertë më të mirë, Panuçi u përgjigj se nuk i ka shkuar kurrë ndërmend dhe se ka si qëllim vetëm kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e vitit 2020.

Xhelili: A është Evropian basti juaj i madh, apo nëse do t’ju vinte një ofertë më e mirë, do t’a linit drejtimin e Kombëtares shqiptare?

Absolutisht po, dua ti jap Dukës besimin që ai më dha mua, duke ja shpërblyer me kualifikimin në Evropian. Nuk ka ditë që unë zgjohem dhe të mos mendoj për këtë Evropian, është një obsesion, më konsiderojnë një person shumë serioz dhe profesionist, kështu që në këtë pikë i vetmi objektiv në jetën time është të dërgoj Shqipërinë në Euro 2020.

Xhelili: Mbështetjen e De Biassit e keni patur, është një mik i juaji, ju bindi ai për të drejtuar Shqipërinë?

Panuçi: Sigurisht! Xhani është madhështor sepse ka shprehur fjalë shumë të mira për mua në kohën që Duka filloi të mendojë për Panuçin si pasuesin e tij. De Biassi më ka folur shumë për Shqipërinë, për një vend të jashtëzakonshëm me kulturë të pabesueshme. Ai është ndjerë shumë mirë dhe nuk ishte nevoja për të më bindur shumë sepse shikoja te Shqipëria lojtarë me nivel të lartë dhe kur mu dha kjo mundësi, e zgjodha shumë shpejt pa diskutuar fare.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone