A do rikthehet Ibra në Botëror? Trajneri suedez befason me përgjigjen

A do rikthehet Ibra në Botëror? Trajneri suedez befason me përgjigjen

Për herë të parë pas 59 vitesh, Suedia arriti të lë Italinë jashtë Botërorit. Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic, në Botërorin e “Rusi 2018”.

Teksa refuzoi të bënte krahasime, ai refuzoi të përjashtonte mundësinë e rikthimit të Ibrahimovic-it.
“Ishte një demonstrim i lojës tonë kolektive, ne kemi qenë heronj sonte. Jam i kënaqur deri në pafundësi. Më të mirë pa Ibrën? Nuk jam mësuar që të bëj krahasime dhe nuk do të bëj as kësaj radhe, me të ne kemi pasur lojë tjetër, ai është kampion i madh, por ne kemi adaptuar tjetër stil të lojës”, u shpreh trajneri i Suedisë.

“Rikthimi i tij në Rusi? Është një gjë fantastike kjo, por lojtari nuk ka luajtur për një vit dhe ne do të flasim për këtë. Tani është më mirë të flasim për këtë ekip të mrekullueshëm”, deklaroi Anderson.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone