3 medalje ari për Shqipërinë në Memorialin ndërkombëtar “Vllaznia 2016”

Nga katër sportistët tanë që kanë konkurruar në finalet e sotme të Memorialit ndërkombëtar “Vllaznia 2016”, kanë fituar tre prej tyre dhe pikërisht Arjon Kajoshi, Syrjan Marinaj dhe Nelson Hysa.

Koinçidencë apo jo por të tre këta fitues i takojnë ekipit të Vllaznisë, duke treguar se jo më kot janë më të mirët e vendit. Ndeshjet finale kanë dhuruar emocione të shumta dhe njëkohësisht edhe rivalitet. Zeneli ndonëse mundohet shumë ndaj kazakistanasit Kalzhanov nuk arrin të fitojë, sepse në fund është rezultati 1-2 për kundërshtarin.

Por më pas ka ardhur radha e sukseseve. Kajoshi ka fituar po me rezultatin 2-1 ndaj kazakistanasit tjetër Alzhanov ndërsa Marinaj ka mundur kosovarin Muharremi 3-0. Shumë e fortë edhe ndeshja e peshës së fundit ky Hysa arrin të mundë bullgarin Batinkov.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupave ku ekipi më i mirë është vlerësuar ai i Kazakistanit, që nxorri tre fitues, por në finale pati 6 boksierë. Boksieri më i mirë i Memorialit është vlerësuar boksieri ynë Syrjan Marinaj kupën të cilit ia dorëzoi presidenti i Federatës, Florend Kalivopulli ndërsa organizatorët kanë dhënë edhe një kupë për boksierin më të mirë vendas që shkoi për Nelson Hysën.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *