20 mijë bileta të shitura për miqësoren Austri-Shqipëri

Kur kanë mbetur edhe 19 ditë nga ndeshja e parë miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Austrisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” dhe deri tani bëhet e ditur se janë shitur të paktën 20 mijë bileta.

Mediat austriake raportojnë se në ndeshjen e 26 marsit ka një interesim të madh duke e krahasuar me miqësoren tjetër që Austira do të luajë ndaj Turqisë vetëm tre ditë më pas.

Nëse për miqësoren me Shqipërinë janë shitur të paktën 20 mijë bileta, për ndeshjen me Turqinë janë shitur 5 mijë bileta më pak. Ky fakt tregon se numri i shqiptarëve në stadium do të jetë i madh dhe ata duket se i kanë siguruar biletat që tani.

Kjo miqësore konsiderohet si një test shumë i mirë për Kombëtaren tonë, duke qenë se Austria është një prej skuadrave pjesëmarrëse të “Euro 2016”.

Ajo e 26 marsit do të jetë ndeshja e shtatë mes Shqipërisë dhe Austrisë. Në 6 ndeshjet e para, skuadra jonë përfaqësuese nuk ka mundur të fitojë asnjëherë, duke shënuar edhe një bilanc 1 gol i shënuar dhe 13 të pësuar dhe të gjitha ndeshjet me Austrinë janë luajtur në vitet ‘80.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *