10 gjëra që s’i dini për yllin e futbollit Neymar

10 tregime nga fëmijëria e Neymar, që do t’u bëjnë juve të vlerësoni se sa e vështirë e kishte atë sulmuesi brazilian i Barcelonës. Nga makinat e shpejta, femrat, lirat spanjolle. Dhe një palë vathë ari, me një diamant në të, por mos harroni se fëmijëria e tij nuk ishte kurrë kështu. Neymar Jr ka hyrë në këtë botë përmes një jete të disavantazhuar, të diskriminuar, edhe pse të çiltër. Kur ju shikoni sot atë, në kulmin e karrierës, mos mendoni se gjithë jeta e brazilianit ka shkuar për mrekulli.

1-Ai u lind në Mogi das Cruzes. Nëse nuk do të spikaste me topin, atje në periferi të Sao Paulo nuk do të kishte ndonjëherë gjasa për ta gjetur.

2-Prindërit e tij ishin skajshmërisht të varfër. Babi i tij, Neymar Sr, sapo kishte lënë karrierën e tij të dobët të futbollit, kur Neymar Jr erdhi në jetë. Ai ka punuar tri punë për të ushqyer familjen.

3 Gjërat ishin aq të ngushta, sa ata nuk mundeshin të përballonin as pagesën e energjisë elektrike. Kështu, në fëmijërinë e hershme, Neymar ka provuar të ndriqohet me qirinj, sepse faturat e papaguara do të thoshin ndërprerje të shpeshta të energjisë.

4-Gjatë kohës që ishte në barkun e nënës së tij, kurrë nuk iu bë një eko (kqyrje me ultratinguj), para se të lindte. Pra, familja e mësoi që është djalë vetëm kur erdhi në këtë botë. Përsëri, të hollat mungonin për këtë, familja ndodhej aq ngushtë financiarisht, sa Neymar mezi ngopte stomakun me bukë.

5-Babi i tij nuk mundi ta shikonte të birin duke luajtur futboll, në fëmijëri. Ai ishte shumë i zënë, sepse përpiqej të mbante tri vende pune njëherësh, që të siguronte ushqim për familjen.

6-Neymar, djali i tij, kishte për të shkuar në një nga shkollat më të këqija në lagje.

7-Gjërat morën edhe më keq për Neymar, para se të ktheheshin më mirë. E gjithë familja lëvizi nga lagjia e varfër, sepse gjyshërit e Neymar kishin kursyer ca para.

8-Ata të gjithë flinin në një krevat, në një dhomë gjumi të vogël.

9-Dhe pastaj, në atë kohë, Neymar ishte gati për të vdekur

10-Kur u rrëzua me makinën e tij në mal. Neymar ishte katër muajsh dhe u hodh nga makina. Më vonë e gjetën me gjakderdhje anës rrugës. Fatmirësisht, për të dhe për futbollin, ai ia hodhi me disa dëmtime të lehta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *