Zootopia thyen rekordet, grumbullon 619 milionë dollarë fitime

Filmi i animuar Disney, Zootopia, nuk ndalet së dominuari garën e fundjavës për sa i përket shitjeve në kinematografinë amerikane.

Në box office, “qyteti i kafshëve” ka dominuar në mënyrë absolute me 38 milionë dollarë fitime vetëm gjatë fundjavës.

Në total, filmi që doli në kinema muajin e kaluar ka arritur të shënojë shifrën e 200 milionë dollarëve në Amerikë dhe plot 390 milionë përtej oqeaneve.

Kështu Zootopia ka mundur filmin e ri nga seritë Divergent, “Allegiant”, i cili u ndaluan në kuotën e 29 milionë dollarëve në fundjavën e tij debutuese. Vendi më i ulët i podiumit u plotësua nga filmi i ri i Jennifer Garner, ose i “supermamasë”, siç e ka cilësuar së fundmi ishi i saj Ben Affleck. “Miracles from Heaven” ishte paksa më e pafat se dy vendet e para duke siguruar “vetëm” 18.6 dollarë. Ndërkohë është për t’u vlerësuar që “Deadpool” vazhdon të qëndrojë në pesëshen më të mirë, ku në total ka grumbulluar 619 milionë dollarë fitime.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *