VIDEO/ Erik Fullani: Ju tregoj kur kam paguar për të bërë seks me një femër

VIDEO/ Erik Fullani: Ju tregoj kur kam paguar për të bërë seks me një femër

I ftuar në PopCulture këtë të shtunë ka qenë Erik Fullani, djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Eriku, shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të stilit te jetës së tij. Gjatë intervistës ai ka zbuluar detaje nga jeta personale, duke rrëfyer se jeta e tij është e thjeshtë, pavarësisht se si duket në syrin e njerëzve: “Përsa i përket shkrimeve në media për pasurinë time, janë thashetheme. Jeta që unë bëj njerëzve u duket e shtrenjtë, por realisht është shumë e thjeshtë”.

Erik për PopCulture ka rrëfyer se në moshën 17-vjeçare ka paguar për të kryer marrëdhënie intime me një femër: “Kur kam qenë 17-vjeç, kam paguar për të bërë seks me femra jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk kam bërë gjëra të tilla”.

Ndërkohë duke folur për marrëdhënien me babanë e tij, Eriku rrëfen se ata të dy janë shokë mbi të gjitha: “Me babanë kam raporte shumë të mira. E kam shok. Nuk zihem me të. Duke qenë se kam frikë nga errësira, unë lë gjithmonë dritat ndezur, e për këtë më bërtet babai”.