Valbona Selimllari zbulon publikisht djalin

Valbona Selimllari zbulon publikisht djalin

Valbona Selimllari ka pasur një shoqërues të veçantë në një nga eventet e organizuara në Tiranë.

I veshur sport, ai që mund të quhet pa frikë shoku i saj më i mirë qëndronte denjësisht përkrahë ish-Missit. Ndoshta do të mendoni se bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, por jo! Po flasim për djalin e Valbonës, Denin, i cili e ka arritur mamanë me gjatësi.

Kjo është ndër të rrallat raste ku ish-Missi del me fëmijët në publik. Megjithatë, ajo nuk ka nguruar të flasë për ta sa herë i jepet rasti.

Kohë më parë, Valbona Selimllari foli gjatë për fëmijët në një intervistë për Rudina Magjistarin.

“Mëmësia është ndjesia më magjike e një femre, ndjesi që shkojnë ne harmoni me frikën se nga casti në cast fëmijës mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe…” – tregoi ajo, ndërsa kujtoi eksperiencën e parë si nënë.

“Eksperienca e parë kur kam lindur Denin ishte e paimagjinueshme. Kisha frikë edhe kur e prekja. Kam pasur një frikë të paimagjinueshme, nuk kam fjetur për dy muaj të tërë derisa gjërat u stabilizuan”, tha Valbona.

auto_Valbona_Selimllari_dhe_djali_i_saj_deni1495222736

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *