Sinan Hoxha feston ditëlindjen, por gruaja ia bën 8 me 2

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, por gruaja ia bën 8 me 2

Kush pyeti për Andrrën? Ishte gjatë gjithë ditës e impenjuar për t’i dhuruar të dashurit të jetës një festë të pazakontë. Si çdo vit që kur ata të dy janë bashkë, Andrra është sërish e paparashikuar. Sa herë dita ka emrin e Sinanit, një ditëlindje, një përvjetor a një gëzim të veçantë për të, e para që angazhohet për t’i dhuruar diçka speciale është Andrra.

Me rastin e 42-vjetorit të lindjes, Andrra i ka mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit në një festë surprizë për bashkëshortin.

Gëzimin për këtë datë të shënuar, Andrra e ka ndarë edhe në Instagram duke postuar foto dhe video nga festa me një dedikim special: “Gëzuar ditëlindjen thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty. Sa herë thellohem në sytë e tu, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy. Ne çdo moment të ndiej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet…”

E veçanta e festës është, pa dyshim, torta e ditëlindjes, e cila është menduar edhe këtë herë brenda muzikës, me mikrofonin, pianon dhe çelësin Sol. Natyrisht, nuk mund të mungojë aty urimi i Andrrës për njeriun e zemrës.

Untitled

b06b1221e8f1b2f4597be87338735051

Faleminderit per surprizen dashuria ime ❤️keshtu esht kur ta bo gruja 8 me 2

A post shared by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) on

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *