Shikoni fotot, ja si dukej nuse dietologia e njohur Blerina Bombaj

Shikoni fotot, ja si dukej nuse dietologia e njohur Blerina Bombaj

E kemi parë gjithmonë në rolin e specialistes së ushqimit dhe dietave duke dhënë këshilla, që na pëlqejnë apo jo, janë të sakta. Gjithmonë elegante, me një stil pa teprime, si edhe dietat që promovon, Blerina Bombaj është tashmë sa një dietologe e njohur aq edhe një personazh mediatik.

Ndërkaq, në jetën e saj private, ajo është bashkëshorte dhe mama e një vajze më të madhe dhe një djali më të vogël.

Blerina, siç tregon një shkrim i Gazetës Shqiptare, i risjellë në vëmendje, është martuar në vitin 2009, kur vajza e saj Ana, nuk kishte mbushur ende 1 vjeç. Megjithatë Blerina shihet shumë elegante edhe pse pak kohë pas lindjes.

Ajo ka zgjedhur një fustan bust dhe flokë të mbledhur topuz. Për pamjen e Blerinës është kujdesur stilisti Joni Peçi, i cili, nuk e ka lënë detyrën as gjatë dasmës.

Blerina i ka mbajtur flokët topuz, por një herë ka qenë me një rreth me gurë rreth kokës dhe një herë me balluke dhe me një lule që zbukuronte pjesën e pasme. Të dyja herët, shumë bukur!

Dasma është zhvilluar në Hotel Tirana dhe ka pasur të ftuar edhe shumë klientë të njohur të dietologes dhe personazhe të njohur të televizionit si Ardit Gjebrea dhe Agron Llakaj.

Edhe sot, Ardit Gjebrea dhe Blerina Bombaj vazhdojnë të bashkëpunojnë në programin “E diela shqiptare” dhe gjithashtu, Blerina vazhdon të mundohet të disiplinojë dietën e Arditit.

6ac66b59ce03846102b91292b6aea78a

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *