Rudina Xhunga largohet nga “Vizion Plus”, ngel pa shtëpi?

Rudina Xhunga largohet nga “Vizion Plus”, ngel pa shtëpi?

Rudina Xhunga është larguar nga televizioni “Vizion Plus”, ku prej më shumë se dy vitesh drejtonte emisionin “Dritare”, pas largimit të bujshëm të disa viteve më parë, nga Top Channel.

Deri më tani vetë Rudina nuk ka folur për këtë largim dhe as për arsyet e mbylljes së transmetimit të emisionit

Së fundmi, në “Vizion Plus” është folur se do të shkojë Sokol Balla, i larguar pas konflikteve të shumta në “Top Channel”.

Nuk dihet nëse largimi i Rudinës ka të bëjë me ardhjen e Ballës, me të cilin nuk kanë pasur marrëdhënie të mira.

A ka ngelur ajo pa një shtëpi të re televizive dhe a u bë koka e parë e turkut në “Vizion”, pas mbërritjes së Ballës?

A do ta shikojmë me ndonjë emision tjetër, apo gazetarja do të tërhiqet nga media vizive dhe do t’i përkushtohet vetëm portalit të ngritur me bashkëshortin? Ngelet për t’u parë…

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone