Rozana Radi thumbon kolegët

Këngëtarja Rozana Radi ka thumbuar disa këngëtarë shqiptare, duke thënë se nuk janë artistë të vërtetë. Pa përmendur emra, ajo ka shkruar në “Facebook” se, disa këngëtarë kanë mësuar disa fraza dhe vazhdimisht qëndrojnë prapa tyre e nuk prodhojnë këngë të vërteta e hite.

“Dëgjoj këngëtarë nëpër intervista televizive që thonë: Njerëzit kanë nevojë për muzikën tonë. Atë të vërtetën! Dhe lindin pyetjet!. Po mirë, ti që na bën muzikë të vërtetë pse nuk mbushe një sallë me 10 veta? Ti që bën muzikë të vërtetë pse nuk ke një këngë që ta kesh pasur hit në një vit të caktuar.

Artistët e vërtetë çfarëdolloj kënge të këndojnë edhe pas katër dekadash i kanë plot sallat. Hapini sytë vërdallë se këndojnë akoma. Po ju që fshiheni pas frazave të kësaj natyre nuk jeni as artistë e as të vërtetë. E thashë se plasa…”, ka shkruar ajo.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *