Rozana Radi reagon pas aksidentit: Ja mesazhi

Lajmi se Rozana Radi është dëmtuar dhe ka çarë gjurin është përhapur me shpejtësi në shumë media aq sa edhe vetë këngëtarja dhe konkurrentja e YFSF është habitur pasi ka parë fotot e plagës online.

Disa foto të gjurit të vrarë kanë bërë xhiron nëpër portalet dhe kjo me arsyen e vetme të vërtetësisë së aksidentit.

Në një postim të fundit në rrjetin e saj në Instagram, Rozi nuk e lë pa shprehur indinjatën për këto foto të postuara pa lejën e saj, edhe pse, siç pohon edhe ajo vetë, nëse nuk do të ishin ato, të gjithë do të mendonin se kjo do të ishte “shakaja e radhës”.

Gjendja shëndetësore e Rozit, për momentin është “e mirë”, plaga është qepur dhe shpresojmë shumë shpejt në sherimin e plotë të saj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *