Rita bën diçka të veçantë për Xhakën e Shaqirin

Rita bën diçka të veçantë për Xhakën e Shaqirin

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora nuk ka mbetur pa lënë shenjë paraqitja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë
Ajo fillimisht ka filluar që ti përcjell të dy lojtarët në rrjetin social Instagram dhe mandej ka postuar fotot e tyre në InstaStory.

Rita ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad.

“Proud”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që edhe Rita gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë kishte bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore.