Reperi shqiptar bie pre e sulmit nga 4 persona dhe kërcënohet me armë

Reperi shqiptar bie pre e sulmit nga 4 persona dhe kërcënohet me armë

Ai u bë i njohur sidomos pas bashkëpunimit me këngëtarë të tjerë të famshëm si Kida apo Baby G. Bëhet fjalë për Feron, i cili është shndërruar në një prej reperëve më të famshëm shqiptar, mirëpo me sa duket fama po shoqërohet me telashe për të.

Sipas Gazeta Express, mbrëmjen e së martës reperi është dhunuar nga 4 persona. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në Prishtinë, ku Fero po dilte nga kinemaja i shoqëruar nga një djalë dhe një vajzë.

Një makinë me katër persona të paidentifikuar ka qëndruar para këmbëve të tij dhe personat në fjalë kanë nisur ta ofendojnë reperin.

Në momentin që ai ka tentuar të largohet, autorët e kanë dhunuar dhe njëri prej tyre e ka kërcënuar edhe me armë.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes kanë bërë të ditur se Fero ka pasur dëmtime të lehta, ndërsa gjatë përplasjes është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.