Reagon Rudina Magjistari: Kush më kërcënonte prej dy vjetësh

Rudina Magjistari, ka reaguar edhe në profilin e saj në “Facebook” në lidhje me kërcënimet që ka marrë dy vitet e fundit.

Ajo tregon se u detyrua ta denonconte personin në fjalë, një grua, e cila e kërcënonte vazhdimisht me profile false në “Facebook”.

Magjistari tregon se të gjitha mesazhet dhe kërcënimet e personit në fjalë, të marra së bashku përbëjne një material prej 60 faqesh, që është dorëzuar në Polici.

REAGIMI PUBLIK I RUDINES

Ne fakt e shkruajta si pergjigje ne nje koment me poshte, por po e hedh edhe ketu, qe te mos humbase pa lexuar:
Albana, per ty dhe per te gjithe ata qe me kane pyetur sot gjate dites, ketu ne ëall (komente) apo ne inbox, une jam shume mire, familja ime eshte shume mire, Mia rritet dita-dites .
Ne lidhje me lajmin qe qarkulloi sot, eshte i vertete, per fat te keq. Ishte nje levizje e detyruar te denoncuarit ne polici te atij personi (grua mesa duket), perderisa kishte kaluar çdo lloj limiti.

Per dy vite rresht ne inbox dhe muajt e fundit ketu ne ëall (komente) duke fyer dhe kercenuar. Ne fakt qe heret kuptova qe ishte nje njeri me probleme te shendetit mendor (shpeshhere kishte humbje te logjikes ne ato qe shkruante) dhe per kete arsye, thjesht i beja block ne menyre sistematike; por me kot sepse personi ne fjale hapte gjithmone profile te reja.

Por kur filloi te shkruante mes komentesh, ketu, publikisht, me nje gjuhe perverse dhe te piset, duke prekur familjen time apo duke permendur emra te tjere publike e familjet e tyre, denoncimi ishte i pashmangshem.
Sigurisht per ata qe jane kurioze, komentet jane fshire, por kam ruajtur screenshot-et. Duheshin per policine.
Ketyre te fundit iu eshte dashur me siguri shume durim ti lexojne te gjitha ato mesazhe e komente, gjithsej 60 faqe format A4.

Kane qene kohe te shqetesuara dhe shpresoj qe ky person te identifikohet sa me shpejt dhe te merret masat e duhur. Gjithsesi edhe njehere, une jam shume mire dhe Mian vazhdoj ta kem vetem me qumesht gjiri Ju falenderoj shume per suportin tuaj, juve ketu por edhe atyre komentuesve, qe me mbeshteten ne faqet e mediave online qe publikuan sot lajmin.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *