Preket nga virusi “Zika” aktorja e njohur spanjolle

Nerea Barros, aktorja spanjolle e cila së fundmi fitoi çmimin “Goya”, si interpretuesja më e mirë femër për filmin “La Isla Minima” të Alberto Rodriguez, është prekur nga virusi “Zika”. Këtë e bëri të ditur vetë aktorja gjatë një interviste për “El Mundo”.

Ajo tregon se është prekur nga ky virus në muajin nëntor në Bogota të Kolumbisë, ku prezantonte filmin e Rodriguez. “Më pickuan pesë mushkonja, dhe njëra ishte mbartëse e virusit “Zika”, tha aktorja 34- vjeçare. Nerea, ju nënshtrua një sërë analizash në Madrid gjatë dhjetorit, dhe tashmë falë kurave intensive shpreson që të shkëputet përfundimisht nga sëmundja.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *