Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Eugent Bushpepa ka një mesazh për të gjithë

Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Eugent Bushpepa ka një mesazh për të gjithë

Eugent Bushpepa ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të festivalit Europian. Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizionit me këngën “Mall”.

‘Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe!’ ka shkruar Eugenti në postimin e tij.

Performanca e Eugentit në të dyja netët e konkurimit ka qenë mbresëlënëse. Teksa rrëqethte nga emocionet zemrat e shqiptarëve, ka fituar shumë duartokitje dhe fansa në mbarë botën.