Pas ndarjes së One Direction, Harry Styles i futet aktrimit

Me ndarjen e grupit më të famshëm të adoleshentëve One Direction, kurioziteti na shtyn të dimë se çdo ndodhë me pjestarët e tij.

22 vjeçari Harry Styles sapo ka marrë një hap të rëndësishëm. Mesa duket ai do të hyjë në botën e aktrimit duke nisur konkretisht me filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan.

Sipas Hollywood Reporter, filmi është i zhanrit thriller dhe ngjarja zhvillohet në vitet 40’ në qytetin Dunkirk në Francë. Jo vetëm kaq. Styles do të luajë përkrah aktorit të famshëm Tom Hardy, por si kundërshtar i tij. Xhirimet e filmit mendohen të nisn në muajin maj. Deri atëherë duket se Harry ka bërë një zgjedhje aspak të gabuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *