Pas largimit nga Shqipëria flet Shpëtim Saraçi: Punova me pasion 30 vjet e përfundova nëpër gjyqe

Pas largimit nga Shqipëria flet Shpëtim Saraçi: Punova me pasion 30 vjet e përfundova nëpër gjyqe

Teksa komenton lajmin e përhapur në mediat sociale se është larguar nga Shqipëria, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, thotë se po e mendon seriozisht këtë vendim, duke dhënë edhe arsyet.

Si arsye të parë, ai mendon shkollimin e fëmijëve, ndërsa shton se pas më shumë se 30 vitesh punë pranë RTSH-së, vendi i tij i punës është shkrirë. Deklaratat e tij, Saraçi i bëri për gazetën “Panorama”.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë…Për të tjerat, çdo gjë është fakultative”, është shprehur Saraçi.

“Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me një traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës.

Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion për rreth 30 vjet në Shqipëri, (ku pësova edhe trauma shëndetësore që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, ka përfunduar kompozitori i njohur.

Category Showbiz

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *