Pas ardhjes në jetë të vajzës, Ermal Mamaqi dedikim Amit gjatë emisionit

Pas ardhjes në jetë të vajzës, Ermal Mamaqi dedikim Amit gjatë emisionit

Para disa ditësh çifti i moderatorëve, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë.

Gjatë emisionit të tij, Ermali i ka bërë edhe një dedikim Amit që e bëri baba për herë të dytë, kësaj here të një vajze duke mos i lënë jashtë as dozat e humorit.

“Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë Bravo mamit, po babi nuk ekziston?Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falenderues Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë. Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s’i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë.”– u shpreh Ermali.