Nora Istrefi: Kemi patur ofertë për një reality si motrat Kardashian

Këngëtarja e mirënjohur Nora Istrefi, deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, sic është bërë me familjen Kardashjan. Por për Istrefin dicka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave.

Ndërsa është bërë pjesë e lojës së Turjan Hyskajt, në një krahasim me të motrën, Nora është shprehur me altruizëm se Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.
Nora Istrefi shtoi mes të tjerash, se për momentin nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këngë, me motrën e saj Erën.

Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve.

Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet. Këngëtarja u shpreh se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, por natyrisht, jo së shpejti.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *