Njihuni me vogëlushët, këta janë binjakët e Jay-Z dhe Beyonce

Njihuni me vogëlushët, këta janë binjakët e Jay-Z dhe Beyonce

Jay-Z dhe Beyonce janë një ndër çiftet më të fuqishëm në industrinë e Hollywood dhe si të tillë, paparacët do t’i ndjekin nga pas kudo, 24/24.

Familjarisht ata janë zhvendosur në Miami për disa ditë pushime dhe falë këtij udhëtimi arritën të zbuloheshin disa foto të binjakëve të tyre.

Sir dhe Rumi janë 5-muajsh dhe duken vërtetë të adhurueshëm. Në foto shfaqet Beyonce duke mbajtur në krah Sir ndërsa mamaja e saj mban në krah Rumin. Edhe pse javë më parë këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me binjakët e saj të porsalindur, shumë njerëz janë treguar skeptikë sa i përket binjakëve të vegjël.

Shumë komentues janë shprehur se binjakët që ajo mbante në duar në atë foto dukeshin si kukulla plastike dhe jo foshnje reale por tashmë 5 muaj më pas mund t’i shihni vogëlushet sesi duken dhe sesa janë rritur.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone