Ndryshon kënga e Bushpepës në Eurosong, por fansat s’e pëlqejnë!

Ndryshon kënga e Bushpepës në Eurosong, por fansat s’e pëlqejnë!

Ashtu siç ndodh në të tilla raste, Eugent Bushpepa ka publikuar version zyrtar të këngës përfaqësuese në Eurosong 2018. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, ku përmes një statusi në Facebook ka prezantuar këngën përfundimtare.

“Miq, ky është version final i këngës ‘Mall’. Ky version do të këndohet nga Eugent Bushpepa në gjysmënfinalen e parë të Festivalit Eurosong më 8 maj’’, shkruhet në profilin zyrtar në Facebook.

Por ajo që vihet re tek komentet e ndjekësve, është fakti që pjesë e mirë e tyre nuk e kanë pëlqyer versionin e ri. Kënga ka pësuar disa ndryshime që vihen re tek momentet kulmore që Eugenti i këndon më së miri. ‘I ke hequr nervin’ shkruan njëri prej komentuesve të shumtë./Anabel