Lori Hoxha poston foto me barkun e rrumbullakosur, por e fshin direkt

Lori Hoxha poston foto me barkun e rrumbullakosur, por e fshin direkt

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është bërë sërish sot pjesë e mediave rozë, pasi ka publikuar një foto në rrjetet sociale. Lori ka postuar sot në Snapchat një foto që ka lënë të dyshohet se është shtatzënë, por vetëm pak minuta më vonë e ka fshirë menjëherë.

Në foton e ruajtur nga “Vipat e Bllokut”, Lori ka treguar vetëm barkun e fryrë, por pa shkruar asgjë.

Ndërkohë në disa nga fotot e fundit të postuara në Instagram, ajo është munduar ta mbulojë barkun herë me peliçe e herë me bluzë të gjerë.

Ndërsa tek foto që ka postuar sot barku i duket i sheshtë ndaj nuk dihet ende nëse është shtatzënë apo ai postim ishte vetëm një shaka. Na mbetet të presim për të parë në vazhdim.