Ledina Çelo flet për ndarjen e Inva Mulës me Et’hem Ramadanin

Ledina Çelo flet për ndarjen e Inva Mulës me Et’hem Ramadanin

Ledina Çelo ka kaluar disa ditë pushimesh në Dubai me familjen e saj, një rikthim brenda disa muajsh në qytetin ku mesa duket të gjithë janë ndjerë mirë. Një nga ngjarjet e veçanta që ajo ka dashur të ndajë bashkë me plazhet dhe resortet mahnitëse, është edhe një darkë miqësore që ka kaluar me sopranon e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula. Inva mesa duket, gjithashtu ka qenë në Dubai për disa ditë pushime para koncertit që e pret në Nju Jork, në 26 mars e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani dhe shumë elegante si zakonisht. Nëse këto kohë kemi dëgjuar më shumë sesa një herë për ndarjen e tyre, ja ku është prova që Mula dhe Ramadani janë bashkë. Në darkë, çiftet kanë marrë edhe fëmijët e tyre, tre biondë të këndshëm.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *