Kompania muzikore e Michael Jackson shitet për 750 milionë euro

Korporata Sony ka njoftuar se ka blerë kompaninë gjigande muzikore të mbretit te popit Michael Jackson ATV, kompani që kishte në pronësi të drejtat e autorit të mijëra artistëve të mëdhenj.

Kjo kompani e njohur muzikore kishte në pronësi të drejtat e autorit të të gjitha albumeve të Beatles, Bob Dylan, Eminem e deri te Rihanna, Lady Gaga dhe Taylor Sëift. Michael Jackson e kishte blerë kompanine ATV në vitet ’80 dhe sukseset e albumeve të këngëtarëve të mëdhenj rezultonin në më shumë të ardhura për mbretin e popit duke e shndërruar atë në një aksioner të rëndësishëm të Sony Music.

Tashmë kjo kompani iu shit sot korporatës Sony për një çmim prej 750 milion dollarësh, shifër marramendëse që sipas mediave amerikane i shndërron tre fëmijët e Jackson në miliarderë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *