Jorida Tabaku sjell në jetë binjaket, ja emrat e dy vajzave të deputetes

Jorida Tabaku sjell në jetë binjaket, ja emrat e dy vajzave të deputetes

Deputeja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sjellë në jetë dy vajzat binjake.

Ajo ka vendosur t’i quajë Arba dhe Iris. Edhe pse ka qenë shtatzënë, kjo nuk e ka penguar deputeten të jetë mjaft aktive në jetën politke.

Shtatzënia e saj, ka përkuar me kohën kur PD ishte “ngujuar” në çadër dhe protestonte për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pavarësisht kësaj nuk ka ngurruar ta mbështesë partinë ku bën pjesë dhe të japë kontributin e saj.

Duke marrë shkak nga kjo, na lë të kuptohet se Jorida nuk do të ndërpresë karrierën e saj politike për shkak të ardhjes së 2 vajzave të saj, por do të jetë po aq aktive, ndoshta dhe më shumë.

Madje ato do të jenë një ogur shumë i mirë për mamin e tyre, pasi kandidon për deputete në këto zgjedhje. Ne i urojmë vogëlusheve jetë të gjatë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *