Jo një, por dy programe në sezonin e ri! Zbuloni surprizat e Turit në Klan

Jo një, por dy programe në sezonin e ri! Zbuloni surprizat e Turit në Klan

Largimi i bujshëm i Turit, pas 14-vitesh bashkëpunim me Vizion Plus, është komentuar gjatë këto ditë në media.
Madje, edhe pas konfirmimit të tij, reagimet dhe pikëpyetjet për atë që do bëjë në një ekran të ri nuk u shuan, përkundrazi.

Pas konfirmimit të moderatorit se kishte firmosur kontratën me Klan Plus, u mësua se edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL do të lëvizë bashkë me Turin në ekranin e ri. Në një intervistë për ‘Tiranapost’, Turi zbuloi se ka projekte të reja, një pjesë të të cilave nuk donte t’i zbulonte: “Në Klan HD do realizoj dy projekte gjigante, një ndër ta upgrade i Apartamentit 2XL dhe tjetrin s’dua ta zbuloj”, – tha Turi duke shtuar se në Klan Plus (i cili do ndryshojë dhe emër), do të jetë drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt. Ambicia e tij është për ta konsideruar këtë ekran të ri si një konkurrent të denjë në tregun e televizioneve gjeneraliste.

Por cilat janë programet që i janë besuar Turit? Krahas formatit të ngjashëm me Apartamentin 2XL, i cili do të shndërrohet në “Duplex”, moderatori do të drejtojë edhe një show tjetër i cili do të transmetohet të dielave mbrëmje. Bëhet fjalë për një game show – format të cilin Turi e njeh mjaft mirë. Programi, siç mësohet, do jetë me karakterit quiz-esh mes dy familjeve dhe do të transmetohet të dielave në mbrëmje.
Megjithatë, Turi nuk ka konfirmuar ende formatet dhe titujt që do të mbajnë emrin e tij.