Ilda Bejleri: “Jonida Vokshi, moderatorja më e keqe në Digitalb!”

Ilda Bejleri: “Jonida Vokshi, moderatorja më e keqe në Digitalb!”

E ftuar në spektaklin, “Shiko Kush Luan” në drejtimin e Luana Vjollcës ishte e ftuar edhe moderatorja e njohur sportive Ilda Bejleri.

Ilda bashkë me Lumi B u bënë pjesë e një loje, ku të dy duhet të përgjigjeshin disa pyetjeve, në të kundërt do të pinin gotat të mbushura me alkool.

Teksa Lumi B-së iu kërkua nga Ilda të rendiste reperët nga më i miri te më i keqi dhe e refuzoi diçka të tillë duke kthyer gotën, Ilda zgjodhi që të njejtës pyetje, por kësaj rradhe lidhur me moderatoret e Digitalb, t’i përgjigjej më e sinqertë se kurrë.

Në këtë renditje, nga më e mira te më e keqja ajo vendosi të parën veten e saj, më pas kolegen e SuperSport dhe miken, Vilma Masha, pastaj Bora Zemani. Pas Borës u rendit Sidorela dhe në fund, Jonida Vokshi.

Edhe pse Jonida ka rezultuar mjaft e suksesshme në formation e saj, “Thurje”, ku bashkë me Kastro Zizon ka mbledhur shqiptarët përballë ekranit të Digitalb duke trajtuar tema nga më të ndryshme me personazhe me mjaft peshë në showbizzin tonë, sërish nuk ia ka dalë në këtë listë.

Këtë renditje, ku moderatore më e keqe u “shpall” Jonida, Ilda e justifikoi me faktin se është më pranë Supersportit dhe do të vlerësonte moderatoret sportive më shumë se të tjerat.

Kërkojmë pak ndjesë Ilda, por mos ke harruar një emër si Jona Spahiu?

Gjatë renditjes, Bejleri injoroi moderatoren çapkëne, njëkohësisht edhe konkurrente në C’est La Vie, duke mos e përmendur fare.

Epo, një fillim viti si ky nuk kishim parë… /Blitz.al/

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone