Floriana Garon nuk e keni parë kurrë si sot

Floriana Garon nuk e keni parë kurrë si sot

Largimi nga televizioni për të qëndruar pranë të fejuarit në Zvicër, ndoshta i ka dhënë Florianës një farë lirshmërie që nuk e kishim parë thuajse kurrë më parë te ajo. Ndoshta kjo nuk ka të bëjë fare dhe është meritë vetëm e ditëve të verës, por ndryshimi nga e zakonshmja është i dukshëm.

Me një pamje zonjash, fustane elegantë, perla dhe grim të kuruar, Floriana dukej gjithmonë e përsosur, por ja që kishte humbur përsosmërinë që të fal papërsosmëria. Aq më tepër një vajze të bukur si ajo, që nuk ka nevojë për asgjë për të shkëlqyer. Ose për pak ngjyrë dielli në lëkurë dhe valëzime deti në flokë. Në foton më të fundit që ka postuar, Floriana Garo duket shumë bukur edhe pse shumë ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm.

Nuk është hera e parë që shfaqet në natyrë dhe pa grim, megjithatë në këtë foto nga afër arrijmë të bindemi që Floriana ekziston dhe në variantin natyral. Nuk e dimë nëse do kthehet në stilin e saj të dashur të zonjave, kjo ka shumë mundësi, por duhet të themi që kështu duket shumë bukur.

af8ce56ca645d13255b71940101898b1

Untitled

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *