Flori Mumajesi godet sërish, këtë herë vjen në spanjisht (video)

Flori Mumajesi godet sërish, këtë herë vjen në spanjisht (video)

Mos e besoni po deshët, por vera filloi sot! Prej ditësh ndjekësit dhe fansat e zjarrtë të çunave të “Threedots” kishin nuhatur një projekt të veçantë në horizont, të ngacmuar vazhdimisht nga postimet e Flori Mumajesit, Klajdi Harunit, Brunos e DJ Vickyt, të cilat mbanin të gjitha një emër… “Karma”.
Pikërisht kështu titullohet kënga e sapopublikuar, e cila ndryshe nga projektet që kemi parë deri më sot prej tyre, i sheh ata të gjithë bashkë, ‘në kor’!

Ritmet latine, gjuha spanjolle e cila na është bërë ‘si e shtëpisë’ tashmë, femrat seksi dhe djemtë romantikë, secili në mënyrë të veçantë nga tjetri e bëjnë këtë këngë menjëherë të memorizueshme.

Ashtu siç shpesh ndodh vitet e fundit, edhe demoja e kësaj kënge u realizua në gjuhë të huaj, por rezultati fillestar i surprizoi këngëtarët, duke i shtyrë ata ta mendoni seriozisht ta sillnin për publikun këngën në po të njëjtën gjuhë. E shumë mirë kanë bërë, pasi në këtë formë mundësitë për t’u pëlqyer edhe nga dëgjuesit e huaj janë të mëdha, një gjë që nuk i ka shkuar aspak ndërmend çunave kur i lindi ideja e këngës.
Me siguri tashmë temperaturat e larta do të pësojnë një ‘goditje’ të fortë freskie nën ritmet e “Karma”-s, për të cilën duhet thënë se i përshtatet më së miri çunave, të cilët, parë nga videoklipi duken se i kanë mbërthyer në mënyrë perfekte rolet e tyre.

Epoka e “hiteve verore” që i keni dëgjuar deri tani sapo ka perfunduar… tashmë është “Karma” e Florit, Brunos, Klajdit e DJ Vickyt ajo që do t’jua bëj ditët më të bukura!

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *