Era Istrefi në New York, para udhëtimit të saj në Rusi

Era Istrefi në New York, para udhëtimit të saj në Rusi

Era Istrefi është parë në një makinë superluksoze para se ajo të udhëtojë në Rusi
Këngëtarja kosovare ka kënduar këngën e saj zyrtare të Botërorit në Rusia 2018 dhe duket se është në formë të mirë.

Era bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam pritet që të këndojnë këngën “Light it Up”, një këngë me audio dhe videoklip të realizuara para pak dite.

Kampionati Botëror pritet që të startojë të enjten në Rusi, me ndeshjen Rusia – Arabia Saudite, që janë dy skuadrat më të dobëta të këtij Botërori nëse bazohemi në ranglistën e FIFA’s.