Eni Çobani reagon kundër Agron Llakajn: Ja çfarë do i thoja po të më dilte përballë

Eni Çobani reagon kundër Agron Llakajn: Ja çfarë do i thoja po të më dilte përballë

Juristja e njohur Eni Çobani ishte e ftuara e kësaj jave në programin e IN “Një kat më lart’’ me Ermal Peçi.

Zonja Eni, siç njihet në publik, është bërë së fundmi pjese e shkrimeve online pas një deklaratë të aktorit Agron Llakaj rreth programit të saj.

Teksa moderatori nis tw flas, Eni pohoi se kjo histori për të është e mbyllur ndërsa Ermali shton se e pyet për deklaratën e Agronit bërë së fundmi, se ai nuk e imiton por se pjesa “Shihemi në gjyq” është pjesa më banale e të dielës.

“Zotin LLakaj e njoh nga televizioni. S’kam asgjë private me të. E kam lexuar, nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e gjeta. Është pak konfuze ajo e thëna e tij” – pohoi Eni.

Por a kanë pasur ata një përplasje personale? Përse ripërsëritet historia? A i kanë kërkuar Enit, miqtë e saj të reagojnë?

“Shqiptarët më njohin, e dinë kush jam. Nuk kam asnjë fjalë për ti thënë. Duhet të ketë ai për të më thënë, unë s’jam marrë me të”, -vijoi ajo.

Ermali e pyet nëse janë përballur së bashku në evente publike dhe se çfarë do t’i thoshte ajo po ta kishte përballë? Eni e ka përgjigjen e saj, zbuloje pas minutës 13-të të videos nga “Një kat më lart”.