Eminem tremb fansat gjatë koncertit

Eminem tremb fansat gjatë koncertit

Disa fansa të Eminem janë tronditur nga performanca e tij në festivalin muzikor të Bonnaroo në Tennesse, sepse përfshinte efekte si të shtëna me armë, e për këtë arsye, reperi ishte objektiv i reagimit në internet.

Shumë prej tyre vunë në dukje se këngët e tij për vite kanë përfshirë tinguj të tillë, duke thënë se efektet janë të papërshtatshme në një kohë kur njerëzit janë përballur me sulme terroriste në Paris të vitit 2016, në Las Vegas 2017 dhe në koncertin e Ariana Grande, vitin e kaluar.

“Të dëgjosh në efetk të tillë si një armë zjarri dhe të shohësh gjithë turmën të shtrirë në dysheme nga instinkti nuk është qesharake, e bukur apo zbavitëse”, tha Andrea Russet.