Eli Fara tregon historinë më të çuditshme me një admiruese

Eli Fara tregon historinë më të çuditshme me një admiruese

Ajo është zëri i preferuari shumë shqiptarëve dhe njëkohësit, njëra ndër gratë më të bukura të shoubizit.

Eli Fara që duket sikur ka bërë një pakt me rininë e përjetshme, gëzon simpatinë e popullit dhe gjithnjë zgjon interesim.

Fara si e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel, ishte e detyruar të tregonte një histori me një admirues si pjesë e njërës nga sfidat e emisionit.

“Njëherë një zonjë më ka ndalë në rrugë dhe më ka rrëfyer diçka që më ka bërë të çuditesha. E ëma e saj kish qenë admiruese e imja. Ajo më tha, se para se të vdiste, nëna ia kishte lënë amanet që të përcillej në varr me këngët e mia”, ka rrëfyer Eli Fara, duke thënë se kjo e kishte bërë të mendohej për ditë të tëra. /Prive.al