E virgjër në vesh/ Befason këngëtarja e njohur shqiptare

E virgjër në vesh/ Befason këngëtarja e njohur shqiptare

Këngëtarja Samanta Karavella është një ndër artistet më të dashura për publikun.

Krahas jetës profesionale, këngëtarja shumë herë është komentuar edhe për jetën private.

Samanta ka qenë e ftuar së fundi në “Pop Culture”, ku është pyetur rreth jetës private dhe asaj profesionale.

E kur jemi tek jeta private, këngëtarja u vu në siklet kur është pyetur se a është e virgjër, pasi gjithmonë eviton mundësinë të flitet rreth jetës së saj private, shkruan lajmi.

“Në vesh…” është përgjigjur këngëtarja, e cila në të qeshura tha se jetën private e ruan me fanatizëm.

“Unë i fsheh të dashurit, privatësinë e ruaj me fanatizëm. Duke qenë person publik është e pamundur ta shmangësh, por jeta ime është jeta ime dhe nuk dua ta ndaj me të tjerët”, ka deklaruar Samanta.