Djali i David Beckham zbulon talentin për muzikë

Së shpejti djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn mund të nisë një karrierë në muzikë.

Të paktën kështu ka thënë mikja e tij, këngëtarja Tallia Storm e cila është shprehur se në familjen Beckham nuk është vetëm Victoria Beckham ajo e cila ka talent për muzikë.

“Ne bënim muzikë rep së bashku. Ai adhuron Tupac, Notorious B.I.G. Ai është me të vërtetë shuam i mirë. Ndoshta ai është ose do të bëhet një reper” ka thënë ajo.

Në ndërkohë Victoria 41 vjeçare ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë strikt me fëmijët e tyre.

Ndërsa ish ylli i futbollit David Beckham kohë më parë ishte shprehur se është shumë i lumtur që djali i tij ka ndjekur karrierën prej fotografi.

“Ai e dashuron fotografinë. Është një nga pasionet e tij. Unë gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi se derisa ata kanë një pasion, ne do t’i mbështesim ata” kishte thënë David.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *