Dikur mike, sot nuk flasin, Beatrix Ramosaj tregon se çfarë ndodhi me Encën

Dikur mike, sot nuk flasin, Beatrix Ramosaj tregon se çfarë ndodhi me Encën

Këngëtarja e mirënjohur Beatrix Ramosaj ka qenë e intervistuara e radhës nga Kelvi Kadilli. E pyetur për një sër gjërash, Trixa tregoi se së shpejti do të sjellë edhe klipin e saj më të ri, ku do të shfaqet mjaft seksi.

Kjo periudhë e jetës në fakt, të paktën nga ana profesionale duket mjaft e suksesshme për këngëtaren nga Kosova. Ajo doli edhe fituese në Your Face Sound Familiar. Pra me pak fjalë, Beatrixa po shijon momentet e saj të suksesit. Por le të lëmë pak pas suksesin e Trixës, dhe të flasim për raportin e saj me Encën.

Ato dikur ishin mike mjaft të ngushta, por sot ato nuk flasin më me njëra-tjetrën. Trixa para disa kohësh madje postoi një foto të bërë më ohotoshop, ku ironizonte Encën. Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve që ajo realizonte.

Në këtë intervistë Beatrixa ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mëllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.

“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejfin tim, kujt i ka djegur e ka mbajtur,” tregon Trixa referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop. “Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mëllefin e saj”,-është shprehur Trixa.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *