Brenda dasmës së Jona Spahiut, fotot që postuan miqtë

Brenda dasmës së Jona Spahiut, fotot që postuan miqtë

Lajmi i shtatzënisë dhe ceremonisë së dasmës nuk u dhanë kurrë “zyrtarisht” nga vetë Jona Spahiu, por në kohën kur çdo lajm , e kryesisht ato për njerëzit e njohur të ekranit, qarkullojnë online, është vështirë të mbash sekrete.

Mbrëmjen e djeshme, në një ceremoni mes familjarave, miqve dhe kolegëve Jona dhe partneri i saj Frenkli kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare. Në profilin e Jonës nuk shohim asnjë gjurmë të dasmës, por falë mikeshave të saj kemi pare disa imazhe te shkrepura nga ceremonia.
Jona duket përrallore në një fustan të punuar me aq shumë detaje të bërë enkas për të. Bukuroshes nuk i fshihet gjithashtu as barku i rrumbullakosur !

Disa momente nga dasma janë ndarë edhe në disa profile sociale. Revista Who ka publikuar foto kur çifti janë duke përshëndetur të ftuarit. Të dy të kapur prej dore, çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe pranë njerëzve të afërt.