Blendi Fevziu: Këshilltarët e Bashës dizastër, kritiket po i ‘shërbejnë’ Ramës

Blendi Fevziu: Këshilltarët e Bashës dizastër, kritiket po i ‘shërbejnë’ Ramës

Çim Peka: Ka një debat të madh mbi aftësinë e Lulzim Bashës për të bërë opozit, një pjesë e kritikuesëve të tij thonë se është i kapur, një pjesë mendojnë se është i vonuar, kur themi i vonuar, i vonuar në kapjen e trendit të problemeve të asaj se më çfarë duhet të merret realisht opozita, siç është edhe rasti i seancës së fundi, ku askush deri më sot dhe realisht edhe Z. Basha nuk e kupton pse u ngujua 6 orë te foltorja, tekë e fundit çfarë zgjidhi, për diçka që nënkryetari i tij e kishte votuar që do të bëhej kësaj të enjte nesër. Në gjykimin e Blendi Fevziut, Lulzim Basha i kapur, i vonuar apo pret radhën?

Blendi Fevziu: Në gjykimin tim fjalën e kapur nuk mund ta them sepse duhet të kem një fakt dhe e dyta të kapësh një lider opozite me çfarë do ta kapësh, natyrisht ka shumë vende që kapen, ka vende të Bashkimit Sovjetik ku ka gjithmonë një opozitë zyrtare takon ndërkombëtarët edhe rojet ja cakton qeveria por ky nuk është shembulli në Shqipëri.

E dyta unë shoh disa luhatje të forta të Z. Basha që nuk arrij t’ia kuptoj, kam përshtypjen ai shpenzon me shumë kohë dhe shqetësim tek kontestimet e brendshme të PD-së dhe konkurrentët e tij, ndjek më shumë ata se sa raportin me qeverisjen dhe e dyta ndryshe nga mënyra të tregoj dhe vendosmëri, po shoh që ka një lloj inkoherence dhe hutimi në mënyrën e funksionimit, ose ai ka një problem me konsultimin, pra njerëzit me të cilët konsultohet janë krejtësisht jashtë politikës, pra nuk e njohin ambientin politik, ose ka një problem tashmë me mënyrën si funksionon. Unë dëgjova dhe intervistën e zotit Berisha këtu te ju, i cili tha ka pasur këshilltarë shumë të këqij politik. Unë mendoj që këshilltarët politik janë dizastër, madje Berisha e tha mizerabël, por unë po them kanë qenë dizastër. Mënyra se si funksionon në shtet, nëse e merr dikë për ta shkatërruar do ta çosh atje. Mënyra se si u tentua që Lulzim Bashën ta fusnin për të konkurruar Ramën pikërisht në pikat ku ai është më i pakonkurrueshëm ishte absurde. Unë ja kam thënë me pak fjalë edhe njërit prej këshilltarëve mediatik të zotit Basha. Edi Ramën mund ta veshësh me kostumin serioz të Lulzim Bashës dhe i rri, por Lulzim Bashën nuk mund ta veshësh kurrë me poturet dhe me atletet e Edi Ramës sepse do të duket komik. Tentativa për ta çuar për të treguar me një video selfie në spot duke treguar te të rinjtë ishte një dështim sepse ajo është një pjesë që Basha ka profilin e tij dhe duhet të luante me atë profil që akoma sot në Shqipëri ka mbështetje të fortë, një njeri serioz dhe që tregon vendosmëri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *