<!--:al-->Babai biologjik i fëmijëve të Jackson<!--:-->

<!--:al-->Babai biologjik i fëmijëve të Jackson<!--:-->

Aktori britanik Mark Lester ka nxjerrë një deklaratë shumë të fortë në lidhje me tre fëmijët e yllit të muzikës pop Michael Jackson. Ai ka shprehur pretendimet se është babai biologjik i tre fëmijëve të Jackson-it dhe këtë është i gatshëm ta vërtetojë nëpërmjet testit të ADN-së.

Lester, i cili është kumbari i të gjithë fëmijëve të Jackson-it, thotë se ka dhënë spermën e tij para se të lindte fëmija i parë i super yllit.

Ai beson se është babai i fëmijëve Prince Michael, Paris dhe Blanket. 54-vjeçari, i cili për dekada ka qenë shoku më i mirë i Michael, ka treguar se si në vitin 1995, Jackson e kishte thirrur atë dhe e kishte pyetur nëse do të dhuronte spermën.

Dy vjet më vonë, në shkurt të vitit 1997, Jackson kishte njoftuar për lindjen e djalit të parë Prince Michael, pastaj Paris në vitin 1998 dhe Prince Michael II, i njohur si Blanket, i cili lindi në vitin 2002.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *