Ansi feston ditëlindjen e parë, ja mesazhi i Andrrës dhe Sinanit (Foto)

Ansi feston ditëlindjen e parë, ja mesazhi i Andrrës dhe Sinanit (Foto)

Ansi, sot feston ditëlindjen e tij të parë. Gëzimi i madh i Andrrës dhe Sinanit nuk mund të përshkruhet që nga momenti që djali i tyre erdhi në jetë. Megjithëse gjatë këtij viti, Andrra dhe Sinani kanë ndarë me miqtë virtualë shumë momente të bukura me të birin, urimi i sotëm i kalon të gjitha pritshmëritë. Që nga momenti i parë kur mësoi lajmin, momenti kur e solli në jetë e deri në përvjetorin e tij të parë, Andrra ka jetuar… ëndrrën.

andrra1

Lajmi i ardhjes tende ne jete ishte vula me vlere te panumert e dashurise qe na mbeshtillte mua dhe babin tend. Ndonese rrugetimi i njohjes dhe kurorezimit tone ishte i mbushur me emocione te pakufijta e thellesisht te ndjera, asgje s’ishte e barasvlefshme me lajmin qe na mbushi jeten ne menyre te papershkrueshme. Teksa ti frymoje brenda meje, perpiqesha te te imagjinoja ne teresine tende e thurja endrra te pafundme per ty. Mengjesi me zgjonte me mendime per ty e nata mbyllej me doren mbi barkun qe brenda kishte mrekulline time. Ditet i linin rradhen njera-tjetres, barku rritej e une cdo dite e me shume te ndjeja ne pafundesine time. Babi yt erdhi ne Gjermani per te mbajtur koncertin e rradhes se bashku me kolege te tij. Pergjate te gjithe koncertit, ndonese tingujt ishin te forte, dukej sikur kjo situate s’te shqetesonte aspak e ti njesoj si cdo dite flije ne barkun tim. Ama, sapo ai preku skenen e mori mikrofonin per te kenduar vargjet e para, Ti ne ate cast me dhe gjurmen tende te pare, GODITJEN TENDE TE PARE

E shoh te kote te vazhdoj te shkruaj per Mrekulline e 8-te tonen. Ti je fryt i dashurise sone dhe Diell i pashtershem qe cdo dite e me shume rrezaton jetet tona. 25.05.2016 Kjo esht data qe shenoi jeten time e te babit tend. Ahhhh, sa shume ndiej e sa pak mund te shkruhet per ty… Ti je jete qe jetes sime i jep jete. Nuk ka lumturi me te madhe e me te prekshme teksa shoh qe une dhe babi yt, jemi perfshire me gjithsej tek Ty. Trekendeshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithcka qe une kisha enderruar nje jete.andrra2

Ndërsa Sinani nuk e zgjat shumë mesazhin që i dedikon të birit, me rastin e ditëlindjes së tij të parë: “Kam gjithҫka kam dashur në jetë… ” mjafton për të shprehur lumturinë e Sinanit në këtë moment të jetës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *