Angelina Jolie takon emigrantët sirianë në kufirin shqiptaro-grek

Aktorja e famshme Angelina Jolie mbërrin në Greqi për të takuar refugjatët sirianë, të bllokuar prej javësh në këtë vend, në pritje për të hyrë në Evropën Qendrore dhe Veriore. Në cilësinë e ambasadores së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, aktorja do të vizitojë Selanikun dhe kampin e Idomenisë, ku ndodhen mijëra refugjatë. Më herët Jolie ishte në Liban, në kampin e refugjatëve Sant-nagiel, 15 km larg kufirit me Sirinë.
“Ne nuk mund të menaxhojmë situatën vetëm me ndihmë humanitare, ndërkohë që është e domosdoshme një zgjidhje diplomatike”, ka thënë aktorja.

Shumë refugjatë ishin mbledhur rreth aktores, duke sfiduar shiun dhe erën. Ulur mes refugjatëve, ajo iu bëri
thirrje fuqive të mëdha që t’i japin fund luftës në Siri dhe të ndihmojnë miliona njerëz, të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit për të shpëtuar. Jolie tha se qeveritë duhet të analizojë situatën dhe për të kuptuar se çfarë vendi i tyre mund të bëjë, se sa refugjatë mund të ndihmojnë dhe si mund ta bëjnë këtë.

Lufta në Siri iu ka marrë jetën 250 000 njerëzve. Gjysma e popullsisë së vendit është zhvendosur, dhe tani Evropa po përjeton krizën më të rëndë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *