Angelina Jolie harron Brad Pitt, dashuria e re është Garrett Hedlund

Angelina Jolie harron Brad Pitt, dashuria e re është Garrett Hedlund

Sipas website Radar Online, Angelina Jolie është në një lidhje dashurie me kolegun Garret Hedlund. Të dy janë njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, një film i drejtuar nga vetë Jolie, në atë kohë ende e martuar me Brad Pitt.

‘Kanë shkëmbyer imaile, më pas janë takuar për darkë’, ka treguar një burim për portalin amerikan. Aktori 33 vjeçar ka luajtur në filmin ‘Troy’, së bashku me Brad Pitt.

Garrett Hedlund ka qenë i lidhur me Kirsten Dunst nga 2011 deri në 2016. Ai është i njohur për rolin e protagonistit në filmin ‘On the road’ të Water Salles.

“Është Garret ai që ka marrë në dorë situatën. Angelina ndjehet mirë dhe po shijon vëmendjen që Garret ka ndaj saj’, ka treguar burimi, duke thënë që Jolie i pëlqen shumë aktori, sepse është si të ketë pranë një Brad më të ri dhe më pasionant. Dhe duke e parë Hedlund i ngjan Brad Pitt kur ishte i ri…