Albanës i bllokojnë makinën, ajo e merr me buzëqeshje

Bllokimi i makinës nga policia mund të jetë lajm dëshpërues për cilindo shofer, por jo edhe për Albana Osmanin.

Moderatores i bllokuan automjetin për një gjobë të cilës i kishte kaluar afati i maturimit.

Megjithatë, ajo e ka marrë me sportivitet këtë situatë, madje ka shkrepur edhe një foto me policin që drejtonte makinën.

“Nuk janë xhirimet e ‘Lazarat Burning’, por jam e shoqëruar nga Policia e Shtetit, pasi më bllokuan ‘kerrin’ sepse kisha gjobë të cilës i kishte kaluar afati i maturimit. Vetëm unë mund të buzëqesh në këtë rast, të ec në këmbë dy ditë si për Ditë Vere”, shkruan Albana në postimin që shoqëron foton në “Instagram”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *